Qytetarët, aplikim te e-Albania për datën e vaksinës

exit.al 29 Mars 2021, 10:15

Të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen mund të bëjnë kërkesë në portalin e-Albania.

Ata do të njoftohen përmes një mesazhi për datën e vaksinimit.

Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

Ajo u shpreh se:

"Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura. Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontaktohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit"

Të dielën ka nisur vaksinimi masiv i qytetarëve. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dje janë vaksinuar më shumë se 11 mijë të moshuar.

Shpërndaje te miqtë