Qeveria nis diskutimet për të marrë kontrollorë të huaj

exit.al 8 Prill 2021, 11:08

Qeveria po diskuton me vendet partnere në NATO të sjellin kontrollorë në vend për nisjen e fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”.

Sipas Report Tv, ministrja Belinda Balluku ka kontaktuar vendet e NATO-s për të sjellë kontrollorë të huaj.

Fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”, që prej të enjtes janë bllokuar. Ende nuk ka një afat kohor për nisjen e fluturimeve.

Puna u pezullua për shkak ët grevës së 65 kontrollorëve të aeroportit.