“Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave”.
Ministri u shpreh se zbatimi i projekteve e ndërtimit do të jenë gati për të filluar punën më 6 shkurt dhe për këtë u kërkoi qytetarëve të aplikojnë në platformën e rindërtimit.“Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi”.
Ahmetaj tha se në zonat e prekura nga tërmeti janë hapur gjithsej 75 zyra shërbimi dhe se ditët e para "kanë aplikuar rreth 200 familje". Zonat e rindërtimit: Durrës; Laç; Laç (zonë e dytë); Thumanë; Bubq; Fushë-Krujë; Vorë; Kavajë; Shijak. Zonat e rindërtimit në Tiranë: Njësia 4, "Rruga 5 Maji"; NjËsia 8, "Rruga 5 Maji"; Njësia 1, Zona e Ish-Uzinës Autotraktorëve; Njësia 6, Kombinat; Njësia 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës; Baldushk; Ndroq; Vaqarr; Zall-Herr.
