Që në vitin 2018 akoma diskutohet në Tiranë, se mund t’i imponohesh me forcë interesit publik, kundër ligjit dhe të ardhmes së qytetit, është e kotë të diskutojmë. Unaza e Madhe është e domosdoshme. Ka familje dhe biznese siç ka pasur kudo, por ka prevaluar interesi publik. Për ata që e kanë pa leje, 3 vite shteti paguan qira. Shtëpitë kanë qenë pa leje, s’prevalon dot sfida e atyre. Do hapet rruga se do bëhet rruga për të gjithë. Këtë debat e kam zgjidhur që në vitin 2000.
Më herët, Kryebashkiaku Veliaj i kishte quajtur banorët shpellarë:S’i t’ia shpjegoja sot ish-guvernatorit të Salzburgut? […] Që një pjesë e jona ka parti politike shpellare që shqyejnë godina, që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet? Që ne kemi akoma specie primitive që përfaqësojnë parti politike sot e që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?”
Me sa duket, Rama dhe Veliaj kanë vendosur t'i trajtojnë si "shpellarë" banorët, duke i lënë pa energji elektrike. Qeveria po kërkon të prishë të paktën 317 godina—ka burime që pohojnë se janë deri mbi 800 të tilla—në të cilat banojnë rreth 600 familje dhe veprojnë dhjetëra biznese. Të paktën 163 banesa janë në proces legalizimi, por qeveria ka vendosur të ndërpresë legalizimi, pa i lajmëruar fare qytetarët. Qecveria ka vendosur t'i nxjerrë nga banesat dhe bizneset qytetarët pa procedurë dhe kompesim të drejtë, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe të drejtat kushtetuese të tyre. Duke qenë se qytetarët kanë vendosur të qendrojnë dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre, qeveria duket se po zgjedh mënyra ushtarake për t'i detyruar ata të dalin. Shpërndaje te miqtë
