Qeveria kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë truallin e Teatrit

exit.al 31 Korrik 2021, 11:23

Qeveria ka marrë vendimin të kalojë truallin ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Vendimi u morr me justifikimin se Ministria e Kulturës:

- Nuk kishte parashikuar fonde për të ndërtuar godinën e re.

- Një pjesë e tokës perrreth ish-godinës së Teatrit ishte pronë e Bashkisë Tiranë.

Projekt vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë, të premten. Lajmi u publikua më parë nga Euronews .

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2020 me argumentimin se është cenuar autonomia e pushtetit vendor dhe është vepruar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.