“Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jo buxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”
Vendimi për të bllokuar shpërblimet u raportua nga Exit News më 4 dhjetor kur u tha se Bashkia Tiranë kishte vendosur t'i anulonte për punonjësit e saj. Këto masa ndaj administratës, janë pjesë e masave të qeverisë për të gjetur fonde për përballimin e situatës që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Shpërndaje te miqtëQeveria i heq administratës shpërblimet e fundvitit
Kryeministri Rama ka vendosur t’u heqë punonjësve të administratës shpërblimet e fundvitit. Përmes një vendimi, të pazbardhur në portalin e Kryeministrisë por të botuar në Fletoren Zyrtare, qeveria ka vendosur të ndalojë përdorimin e fondit të posaçëm, rezervë të institucioneve ku parashikohet edhe organizimi i aktivitetet kulturore apo i shpërblimeve.
Në vendimin që mban datën 6 dhjetor, fundi i vitit 2019 përjashtohet nga praktika e mëparshme e vendosur që prej vitit 2010:
Të sugjeruara
U kërkoi ndihmë, ambasadat në Tiranë nuk e morën në mbrojtje Agron Tufën
10 Dhjetor 2019, 18:23Zyrtare, Partizani-Tirana luhet në ‘Air Albania Stadium’
10 Dhjetor 2019, 17:37Basha akuzon Ramën për gjyq politik ndaj Salianjit
10 Dhjetor 2019, 17:06
Tirana, përtej bashkimit kundër Ramës, është prova për ndërtimin e një alternative!
13 Nëntor 2026, 13:44
