“[…] nuk do të thotë se njerëzit duhet t’i rikthehen normalitetit fillë pas heqjes së shtetrrethimit”.
Zyrtarja e shëndetësisë britanike analizoi se një veprim i tillë mund të nxiste përhapje të mëtejshme të një epidemie tjetër, prandaj këshilloi që me kalimin e kohës çdo gjë të rishikohet për një periudhë 6 mujore. Qeveria britanike u ka kërkuar më shumë se 1 milionë njerëzve të mbyllen në shtëpi për rreth 12 javë. Hera e fundit që një qeveri britanike u ka kërkuar qytetarëve të mbyllen në shtëpia ishte Lufta e Dytë Botërore. Në grupin e personave që u kërkohet të rrinë mbyllur, janë të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.Qeveria britanike, do të duhen deri 6 muaj që gjërat t’i kthehen normalitetit
Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe janë të mendimit se për ta tejkaluar situatën e pandemisë do të duhen deri në 6 muaj kohë.
Drejtuesja e Departamentit të Shëndetësisë, Jenny Harries deklaroi të dielën se për t’iu rikthyer normalitetit do të duhen deri në 6 muaj, por kjo nuk do të thotë se për kaq kohë duhet qëndruar në shtetrrethim.
Deklarata u bë pasi numri i të infektuarve me koronavirus në Britani shkoi në 19 552 persona, prej të cilëve 1 228 kanë vdekur, mes tyre 3 mjekë – njëri specializant.
Harries u shpreh se shtetrrethimi dhe kufizimi i rreptë i lëvizjes në zonat më të prekura mund të rishikohet pas 3 javësh, por kjo:
Të sugjeruara
Shfaq më shumë artikuj të sugjeruar
Algoritmi i Demokleut
30 Qershor 2026, 16:24
