Punonjësja me Covid-19, kopshti mbyllet pas denoncimit të emisionin 'Boom'

exit.al 9 Korrik 2020, 21:28

Kopshti publik “Katër Stinët” fsheh faktin që një punonjëse është e infektuar me koronavirus, sipas hetimit të emisionit ‘Boom' në Ora News.

Në video, një punonjëse e kopshtit tregon se si u sëmur kolegia e saj, por që kopshti vijon të qëndrojë i hapur dhe ato të detyruara të vazhdojnë të punojnë.

Prindërit vijojnë të çojnë fëmijët në kopësht, të painfromuar për punonjësen e infektuar.

Lajmi është konfurmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve por Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor nuk është në dijeni, raporton “Boom”.

Instituti i Shëndetit Publik mbylli Kopshtin ‘Katër Stinët’ pas denoncimit publik.

Shpërndaje te miqtë