Punonjësit e Albcontroll protestë për kushtet e punës dhe pagat

exit.al 7 Prill 2021, 11:51

65 punonjës të kompanisë Albcontrol ‘Nënë Terezë’ protestuan të mërkurën për mungesën e kushteve dhe pagës në  punë.

Ata bojkotuan punën në shënjë protest, duke sjellë shtyrjen e disa fluturimeve.

Në një deklaratë për mediat, ata parashtruan kërkesat e mëposhtme:

– Rikthim i kolegëve në punë;

– Shfuqizim i vendimeve të bordit;

– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Pas nisjes së protestës ministrja e Infrastrukturës është nisur menjëherë në Rinas, ku do të zhvillojë takim me përfaqësues të këtyre punonjësve.