Është me interes të kujtojmë se për 20 vjet baronët e drogës ishin në gjendje ta mbanin zonën përreth fshatit shqiptar të Lazaratit si strehë të sigurt të prodhimit dhe përpunimit të kanabisit, një zonë e ndaluar për policinë dhe autoritetet e tjera qeveritare.
Kaq i madh ishte ndikimi i tregtisë së drogës, saqë një kryeministër paraardhës i imi e pranoi se mosndërhyrja në këtë zonë ishte një “vendim i palëkundur politik” i tij. Qeveria ime e përmbysi këtë politikë në vitin 2014 dhe përmes një operacioni madhor policor e mbylli Lazaratin. Policia shkatërroi prodhim që përbënte afro një të katërtën e kanabisit të konfiskuar e shkatërruar në mbarë Shqipërinë gjatë atij viti. Ky ishte fillimi i luftës sonë kundër banditëve.
Kurse Henderson në EUReporter:Rama bëri fushatë kundër kontrollit të fortë që trafikantët e drogës kishin mbi qeverinë dhe, më 2013, PS erdhi në pushtet. Ndër hapat e para që mori qeveria e re ishte një mësymje e madhe mbi fshatin jugor të Lazaratit, i cili, për gati një dekadë ishte njohur si “kryeqyteti evropian i kanabisit”. Prodhimi i kanabisit u ndalua, i cili kishte arritur në rreth 4,5 miliardë euro në vit.
E jashtëzakonshme, pasi deri në atë kohë Lazarati kishte qenë një zonë e “ndaluar” për policinë e shtetit.U raportua se kjo kishte ndodhur nën udhëzimet e paraardhësit të Edi Ramës si kryeministrit, drejtuesoit të PD-së Sali Berisha. Në vitin 2014 ai e pranoi për median vendase se mos ndërhyrja në Lazarat ishte “vendim politik” personal i tij.
Pjesa tjetër e artikullit praktikisht nuk është asgjë më shumë se një pyetje gjigande retorike: Pse kjo opozitë po bllokon procesin e anëtarësimit në BE? Nënkuptimi është i qartë: sepse Edi Rama po kufton drogën dhe baronët e drogës. Kjo vijë arsyetimi i jep opozitës një pushte që në të vërtet nuk e kanë. Opozita ëshët aktualisht tërësisht e parëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë, ku Rama—me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve—mund të miratojë çdo ligj apo vendim që ai do. Rama aktualisht ka shumicën absolute në Kuvend, ndaj çfarëdo qoftë kjo “rezistenca” e Bashës, ajo është një “luftë” në prapavijë që nuk ka asnjë ndikim të vertët në “shanset” e Shqipërisë me BE-në. Bashkëpunimi me opozitën nuk është një nga pesë prioritet kyçe. Ajo që Henderson nuk duket se kupton është se “rezistenca” e opozitës është thjesht drejtimi i gishtit tek ajo që duket: përfshirja e qeverisë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, zvarritja e procesit të reformës në drejtësi, sulmet ndaj medias, dhe raportimet ditore mbi keqadministrimin e fondeve publike. Çdo mëngjes, opozita ka një bufe të tërë më skandale, të përgatitur nga vetë Edi Rama, nga të cilat mund të zgjedhë. Henderson pretendon se opozita ka “nisur një fushatë propagande duke e pikturuar vendin e vet si të mbushur me drogë dhe të kontrolluar nga mafia”, por e vërteta e trishtë është se deklaratat e opozitës mbështetet në faktet e sjellë nga raportet ndërkombëtare si Interpol, Europol, dhe agjensi të tjera të policisë dhe shërbimeve inteligjente, të cilat gjenden lirisht në internet, dhe janë shpërndarë në të gjitha kryeqytetet e BE-së. Por ne e kuptojmë Hendersonin. Ai tani ka një punë, e cila ndryshe nga e para ja bën të pamundur pasurimin në kurriz të taksa-paguesve britanikë. Pra kur Campbell, të cilin Rama dikur e portretizonte si një Skënderbe me telefon në dorë, vjen me një zarf me paratë e Ramës—para të pastra, natyrisht, të lidhura fare me drogën—është e vështirë ti thuhet jo. Shpërndaje te miqtë
