“PS kërkon identifikimin e kandidatëve përmes numrave në fletën e votimit. Fleta e votimit është instrument ku zgjedhësi duhet të ketë mundësinë të zgjedhë në mënyrë transparente dhe të qartë. Fleta e votimti të jetë qartësisht e pranueshme prej tij.”
Salianji u shpreh se fleta duhet të jetë pa simbole e shenja të panevojshme, duke shtuar se fleta e votimit për qarkun Tiranë përmban mbi 500 shënime. Ai shtoi se identifikimi me emër i kandidatit krijon pabarazi dhe krijon vështirësi në numërim.“Fleta kërkon shumë kohë për votim, cënon numërimi dhe garantimin e të drejtave ndaj vëzhguesve që e shohin votën nga monitorët. Unë nuk e di se sa e mundur është paraqitja e fletës në monitor me këtë variant.”
