PS fillon proçedurën e shkarkimit të Metës

exit.al 30 Prill 2021, 14:23

Grupi Parlamentar Socialist filloi të premten proçdurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, sipas një raportimi të Top Channel.

Burime për TCH bëjnë të ditur se deputetëve socialist u ka shkuar një mesazh që u kërkon të konfirmojnë praniën e tyre në takimin e thirrur për këtë qëllim.

Në vijim mesazhi i sipërcituar:

Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të inicijojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për këtë qëllim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyres së Grupit Parlamentar për të firmosur PROPOZIMIN PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT.”