Protesta, studentët vazhdojnë bojkotin

exit.al 28 Janar 2019, 11:59

Studentët e Universitetit të Tiranës vazhdojnë të bojkotojnë mësimin. Ata shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave. Studentët paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat, ata do të nisin grevën e urisë.

Prej 16 ditësh, ngujimi vazhdon në Fakultetin e Drejtësisë, Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale, Histori-Filologjisë dhe Politeknikut.

Protesta e studentëve ka marrë tashmë dhe mbështetjen e pedagogëve. Ditën e premte, pedagogët e të gjithë fakulteteve nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku shprehën mbështetjen për protestën e studentëve dhe kërkuan shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, duke i lënë  qeverisë afat deri më 1 shkurt.

Shpërndaje te miqtë