Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në foto

exit.al 24 Korrik 2019, 12:53

Qindra artistë e qytetarë po protestojnë që prej orës 7 të mëngjesit kundër shembjen së Teatrit Kombëtar dhe futjes së policisë në mjediset e tij.

Forca të shumta policie kanë rrethuar që në mëngjes godinën e teatrit, për të lejuar punonjësit të hyjnë brenda dhe të nxjerrin materialet teatrore. Ky është hapi i radhës i qeverisë me qëllim lirimin e godinës e më pas shembjen e saj.

Por pas përplasjeve me policinë, artistë dhe qytetarë të shumtë u futën brenda sallave të Teatrit dhe po e vazhdojnë protestën aty.

Më poshtë Exit.al sjell disa foto nga protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe pronës publike.

[caption id="attachment_55363" align="alignnone" width="1920"] Punonjës të policisë duke u bërë gati për të vajtur drejt Teatrit Kombëtar.[/caption]

[caption id="attachment_55364" align="alignnone" width="1920"] Një qytetar duke protestuar pak përpara ardhjes së forcave të shumta të policisë.[/caption]

[caption id="attachment_55291" align="alignnone" width="1920"] Qytetarët duke u përplasur me policinë private, policinë e shtetit dhe atë bashkiake në sheshin mes ministrive dhe Teatrit.[/caption]

[caption id="attachment_55289" align="alignnone" width="1920"] Punonjës të shumtë policie të rendit, policisë private dhe të bashkisë.[/caption]

[caption id="attachment_55359" align="alignnone" width="1920"] Qytetarët në mbështetje të artistëve në protestën për të mos lejuar shembjen e Teatrit.[/caption]

[caption id="attachment_55360" align="alignnone" width="1920"] Qytetarë në mbështetje të artistëve në protestën për të mos lejuar shembjen e Teatrit.[/caption]

[caption id="attachment_55362" align="alignnone" width="1920"] Qytetarë dhe artistë duke e zhvendosur protestën brenda mjediseve të Teatrit.[/caption]

[caption id="attachment_55369" align="alignnone" width="1920"] Artisti Nertian Liçaj përballë policisë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.[/caption]

Shpërndaje te miqtë