La Verita publikoi vetëm një pjesë të historisë që dëshmon se si Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e pushtetit në Maqedoni, për të kufizuar sovranitetin, ka përkrahur vendosjen e Prokurorisë Speciale (prokurores Katica Janeva), e cila që nga fillimi jo vetëm që është përzier ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëz.
Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së… vetë BE-në! Mogherini, Juncker dhe bashkëpunëtorët janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen e hapur që e dhanë për ata që janë kundër drejtësisë, drejtësisë që aq zëshëm pretendohet nga Brukseli.
Drejtuesja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva dha dorëheqjen më 15 korrik disa orë pasi asaj iu komunikua se dyshohej si e përfshirë në korrupsion. Asaj iu mor menjëherë telefoni si pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj dy biznesmenë, të cilët në këmbim të miliona eurosh, kishin marrë përsipër të ndërhynin për ta favorizuar dikë tjetër në Prokurorinë Speciale. Janeva ka drejtuar këtë Prokurori për rreth katër vjet dhe ka udhëhequr luftën kundër krimit të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut që kur institucioni u formua në 2015 si pjesë e një marrëveshjeje të mbështetur nga Bashkimi Evropian për zgjidhjen e krizës politike atje. Katica Janeva u besua prej mbështetjes së përfaqësueses së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherinit. Prokuroria Speciale qe ngarkuar me hetimin e akuzave që rrodhën nga bisedat e përgjuara mes zyrtarëve të qeverisë së Nikola Gruevskit. Bisedat u publikuan prej partisë Social-Demokrate të Zoran Zaev, i cili mban tashmë postin e Kryeministrit.
