“[…] kërkojmë përcjelljen sa më parë në Prokurorinë e Përgjithshme të formularit të vetëdeklarimit të zotit Qerim Ismailaj, si dhe bashkëlidhur, çdo verifikim paraprak të kryer nga ana juaj [KQZ], për të vijuar me verifikime më të thelluara […].”
PD ka denoncuar me dokumente se në vitin 2000 zoti Ismailaj është dënuar me 3 vite burg nga autoritetet greke me akuza të rrahjes së një personi. Për këtë denim PD ka kërkuar prej një jave verifikimin e tij. Kryebashkiaku Ismailaj ka mohuar disa herë akuzat duke theksuar se nuk ka dijeni për dokumentet e publikuara nga PD dhe se ka udhëtuar vazhdimisht pa probleme në Greqi. Zoti Ismailaj është kryebashkiaku i katërt i denoncuar nga PD për fshehje të dënimeve të marra në të shkuarën në formularët e dekriminalizimit. Pas zgjedhjeve monopartiake të 30 qershorit, PD ka denoncuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani, ish-kandidatin për Bashkinë Shkodër, Valdin Pjetri, dhe kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku.Prokuroria nis verifikimin e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj për të vijuar me verifikimin e tij.
Kërkesa i është dërguar KQZ-së më 13 janar dhe arsyetohet me verifikimin e pastërtisë së figurës së kryebashkiakut të Mallakastrës kërkuar nga Partia Demokratike (PD) disa ditë mëp arë.
Të sugjeruara
Sa dhe si na kushtojnë reformat fiskale në Shqipëri?
14 Janar 2020, 12:56Meta i shqetësuar nga parashikimi i OKB-së për shpopullimin e Shqipërisë
14 Janar 2020, 12:42
Turizmi eksporton talentin shqiptar dhe importon turistë kalimtarë
15 Korrik 2026, 07:30
