“Në vitin 2001-2002,Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”
Nëse këto akuza vërtetohen nga prokuroria, bazuar në nenit 2, të ligjit të dekriminalizimit, Zoti Pjetri nuk mund të mbajë poste publike dhe të kandidojë në zgjedhje, e si rrjedhojë nuk mund të jetë kryebashkiaku i Shkodrës. Ndërkohë Voltana Ademi, ish-kryetarja bashkisë, vazhdon të qëndrojë në zyrë. Ajo sot priti sot në një takim ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, ku kanë diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit.Prokuroria nis hetimin për të shkuarën e Valdrin Pjetrit
Prokuroria ka nisur sot hetimet për të shkuarën e kryebashkiakut të sapozgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.
Ky vendim i prokurorisë vjen pas denoncimit të Partisë Demokratike se Zoti Pjetri mund të ketë qenë i dënuar në Itali në të shkuarën dhe se mund të ketë fshehur të shkuarën kriminale në formularin e vetëdeklarimit.
PD, në letrën drejtuar prokurorisë, shkruan:
Të sugjeruara
Zëri i Amerikës: kultivimi i marijuanës është rikthyer në Lazarat
6 Gusht 2019, 14:00Basha denoncon tenderët korruptive të radhës: Rama nuk do të ndalë me vjedhjet
6 Gusht 2019, 12:49Më shumë shqiptarë humbasin besimin tek qeveria dhe përmirësimi i ekonomisë
6 Gusht 2019, 11:50
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
