“Kushtetuta dhe ligjet nuk janë hartuar për një periudhë kalimtare-siç është vetingu, por me predispozitën që institucionet janë funksionale dhe e bëjnë punën e tyre. Në rastin e vlerësimit të pasurisë dhe figurës, ne do të jemi të kujdesshëm dhe shpresoj që edhe institucionet e ngarkuara nga ligji të tregohen më të kujdesshme,” shtoi Dvorani.
Edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i tha BIRN se do të bazohen te institucionet përkatëse për vlerësimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve nga radhët e juristëve për Prokuror të Përgjithshëm.“Ne i kemi lënë vetes të drejtën për ta bërë vetë verifikimin, por kjo për raste përjashtimore. Pra, nëse përballemi me diçka flagrante, që është vërtet evidente,” tha Ibrahimi.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë tha se ekzistojnë mundësitë ligjore për kryerjen e vetingut nga institucioni që ai drejton, ndërkohë që u ankua për mungesë totale të ekspertëve.“Mundësitë ligjore për ta bërë vetë ekzistojnë. Sa dhe si do të arrijmë ta bëjmë, do të varet nga rrethanat,” tha Ibrahimi.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kanë miratuar tashmë rregulloret për vlerësimin e kandidatëve dhe renditjen e tyre sipas një sistemi pikëzimi, që ka në thelbin e vet shtylla të ngjashme me ato të procesit të vetingut, të tilla si vlerësimi pasuror, integriteti i figurës apo vlerësimi profesional. KLP hap garën për Prokuror të Përgjithshëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi mw 19 mars garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, që do të zëvendësojë Arta Markun. Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm janw: Sipas nenit 22, të ligjit 97/2016, kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm duhet: – të kalojnë me sukses verifikimin e plotë të pasurisë dhe figurës së tyre; – të plotësojnë kërkesat e ligjit të dekriminalizimit, pra të mos jenë dënuar në të shkuarën; – të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990 apo të ndonjë shërbimi tjetër sekret; – të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; – të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masa disiplinore në fuqi. Si do të zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm Kandidatët që plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj, vlerësohen dhe renditen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në disa kritere: – vlerësimin profesional në fushën e drejtësisë penale; – integritetin moral dhe profesional i kandidatit; – aftësitë organizative dhe drejtuese; – vlerësimin e elementëve plotësuese si titujt akademike, studime dhe trajnime jashtë vendit, njohja e gjuhëve të huaja. Më pas, KLP i paraqet Kuvendit të Shqipërisë propozimin për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm mes tre kandidatëve të renditur të parët në listë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet ai kandidat që merr votat e të paktën 84 deputetëve. Ligji nuk kufizon numrin e votimeve që mund të ndërmarrë Kuvendi, por nëse ai nuk arrin ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar. Shpërndaje te miqtë
