- bashkitë dhe qeveria të hartojnë dhe miratojnë plane të detyruara vendore, si dhe lejet përkatëse për zhvillimet e ndërtimeve;
- bashkitë duhet të identifikojnë zonat, të cilat do t’i nënshtrohen planit të detyruar vendor (kliko këtu për të parë VKM-në).
“[…] dokument planifikimi që hartojnë bashkitë dhe qeveria, […] që përcakton kushtet për zhvillim të detyruar, si dhe zhvillimin e zonave të reja.” (kliko këtu për të parë Aktin Normativ).
Ndërsa “zhvillim i detyruar” konsiderohet:“[…] e drejta e autoriteteteve për të vendosur prishjen e ndërtesave dhe zhvillimin e territorit ku ndodhen […] si rezultat i dëmtimit të tyre nga ngjarja e fatkeqësisë natyrore që rrezikon jetën e banorëve dhe zhvillimin e zonës në përputhje me planin e detyruar vendor”.
“Prishja e detyruar” bëhet kur:“[…] ndërtesa është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore dhe nuk mund të riparohet ose kur përbën rrezik për jetën, sipas përfundimeve në aktkonstatime apo aktvlerësime […] si dhe nëse riparimi kushton më shumë se ndërtimi nga e para […] edhe pa pëlqimin e pronarëve”.
VKM-ja e 24 dhjetorit parashikon që pasi qeveria të shpallë një zonë të re për zhvillim, bashkitë të hartojnë brenda 30 ditësh planin e detyruar vendor (PDV). Ky plan më pas i paraqitet “për njohje” Këshillit Kombëtar të Territorit, organ kolegjial ky i qeverisë dhe që kryesohet nga Kryeministri. PDV duhet më pas të integrohet me planin e përgjithshëm vendor. VKM-ja e 24 dhjetorit parashikon edhe procedura të përshpejtuara për shqyrtimin dhe miratimin e lejeve të ndërtimit. Praktikisht gjithçka gati për ndërhyrje si në rastin e Vorës, ku Kryeministri Rama ka thënë se “do të rindërtohet nga e para”. Po kështu, me ndryshimet e miratuara së fundmi në ligjin për kontrollin e ndërtesave, qeveria ka marrë përsipër të diktojë kontrolle të ndërtesave të ndërtuara më shumë se 50 vite më parë – Neni 2, kliko këtu për të parë ligjin. Kështu "Lagjet e Rilindjes" mund të shtrihen edhe në zona si Tirana e Re, Kombinati, apo periferitë e Tiranës, ku janë vendosur lagje me pallate të vjetra. Nuk ka asgjë të keqe nëse synimi është rindërtimi i pallateve të vjetra, e keqja në këtë mes është mungesa e transparencës dhe miksimi i këtij projekti me programin e rindërtimit.
