Presidentja Osmani autorizon dërgimin e FSK-së për përballimin e zjarreve

exit.al 9 Gusht 2021, 20:00

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani autorizoi për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e zjarreve.

Osmani autorizoi FSK pas vendimti të qeverisë për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë. Ajo informoi për këtë veprim Kuvendin e Kosovës, sqaron njoftimi i Presidencës.

“Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve”.