Presidentja e Kosovës kërkon drejtësi për gjenocidin serb

exit.al 13 Maj 2021, 19:06

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me presidentin slloven Borut Pahor, Presidentja e Kosvoës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe vendi kërkon drejtësi.

"Qëllimi i forcave ushtarake serbe nuk ka qënë spastrimi etnik, qëllimi ka qënë i qartë, ka qënë shfarosja" u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se Kosova po bën përgatitje serioze, në të cilat janë përfshirë një

Osmani theksoi se ngritja e padisë për gjenocid kundër Serbisë ishte një dakordim mes tre institucioneve kryesore të Kosovës.

"Sepse drejtësia dhe jo hakmarrja është e tëra që ne kërkojmë. Dhe si e tillë, vetëm drejtësia do ta shpjerë para këtë rajonin tonë dhe është parakusht për paqjen" përfundoi Osmani.

Për Non-papers

Osmani siguroi se gjatë përvojës së saj në politikën e jashtme, kurrë nuk ka hasur në përkrahjen e Sllovenisë për ato që i quajti "aventura të rrezikshme" si ndryshimi i kufijëve.

Ajo shtoi se Sllovenia gjithmonë ka patur qëndrim të qartë se ndryshimi i kufijëve vetëm sjell destabilizim.

Pavarësisht se kush publikon Non papers, pavarësisht se kush shtyn idetë e ndryshimit të kufojëve, e rëndësishme është që përfaqësuesit tuaj asnjëherë nuk do t'i pranojnë ato.