Presidentja e KE takim me Hotin dhe Vuçiç

exit.al 25 Qershor 2020, 16:13

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit. Në një postim në Twitter, Von den Leyen shkruan:

"Vizita e parë fizikisht që nga koronavirusi. Mirëpres takimin me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti këtë mbrëmje dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç të Premten në mëngjes."

Ajo shtoi se ky takim është i rëndësishëm për të diskutuar reformat e nevojshme që secili nga vendet duhet të marri për të avancuar në rrugën drejt BE-së dhe rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Thaçi dhe Vuçiç do të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë në 27 Qershor për të diskutuar mbi normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve nën ndërmjetësimin e Richard Grenell. Ai anuloi takimin pas akuzës për krime lufte nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë . Shpërndaje te miqtë