“Sa i përket Serbisë, ajo do të mbrojë popullin e saj në Kosovë dhe Metohi, nëse ata që kanë për detyrë ta bëjnë këtë, nuk e bëjnë këtë. Më duket se NATO nuk e kupton mirë rolin e tij që puna e tyre është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur popullin tonë në çdo vend, në Kosovë dhe Metohi.”
Lidhur me bisedimet me Kosovë, Vuçiç tha se Serbia ka dërguar mesazh të qartë se është e gatshme të bisedojë dhe bashkëpunojë me Kosovën por se me vendimet e qeverisë kosovare për të vënë tarifa ndaj Serbisë nuk tregojnë të njëjtën gatishmëri nga Kosova."Ne besojmë se arritja e një kompromisi [mes Serbisë dhe Kosovës] është më e mira. Nëse dikush nuk dëshiron kompromis, ata duhet ta thonë këtë gjë në mënyrë të qartë dhe të hapur. Serbia do të jetë gjithmonë e gatshme për bisedime dhe dialog, por është mjaft e vendosur për të mbrojtur interesat e popullit të saj."
Shpërndaje te miqtë
