Kushtetutën e vitit 1998, që ende gëzon respektin e qytetarëve shqiptarë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e 2008.
Si pasojë e kësaj marrëveshje, deputetët nuk përfaqësojnë më vullnetin e popullit por vetëm vullnetin e kryetarëve të partive.
Ndryshimet e vitit 2016 kanë nxjerrë në pah probleme të tjera, të cilat u paralajmëruan se do të ndodhnin.
Kushtetuta u kthye në një rregullore me data dhe afate që janë shkelur të gjitha.
Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëansahëm dhe larg transparencës.
Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit
Pushteti ekzekutiv është unifikuar më atë legjislativ.
Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, me një proces antiligjor, njëpartiak, duke dhunuar autonominë vendore.
Prokurorja e përkohshme e Përgjithshme u zgjodh në mënyrë antikushtetuese për të korrur ato rezultate që ju i dini.
Kanë kaluar 20 ligje antikushtetuese.
Qeveria për të pasuruar oligarkët ka krijuar një borxh që qytetarët do ta shlyejnë për 20 vitet e ardhshme.
Fjala e lirë është vënë në shërbim të propagandës, vendi po shpopullohet pa mbarim, dhe nuk ka më investim serioz nga asnjë vend i huaj.
Është koha për t’i thënë ndal këtij degradimi. Shqipëria e ka pësuar njëherë. Diktatura nuk do të përsëritet më.
