“Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të vitit, por procesi i anëtarësimit duhet të nisë. Është i bindur parlamenti, KE dhe shumë vende anëtare.
Jam i bindur dhe unë që është vetëm një vonesë, por që po mbushet me nisma të mëdha nga ana e qeverisë, si lufta kundër krimit të organizuar.”
Ai theksoi se deri në momentin që ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së të votojnë sërish për hapjen e negociatave, Shqipëria duhet të punojë për të bindur vendet që ishin kundër:“Kemi kohën e duhur dhe hapësirën që përgjigjet të jenë pozitive. “JO-ja”për negociatat, zhgënjim si për shoqërinë civile ashtu edhe për ne. Duhet t’i bindim të gjithë për hapjen e negociatave.”
