Prefektura e Shkodrës njofton qytetarët për përmbytjet e mundshme

exit.al 24 Shtator 2020, 20:45

Prefektura e Qarkut Shkodër i bëri thirrje qytetarëve të përgatiten për përmbytjet e mundshme që mund të ndodhin gjatë 5 ditëve të ardhshme, si pasojë e rreshjeve të shiut.

Përmes një njoftimi për shtyp, sot (23 shtator) institucioni i këshilloi qytetarët të telefonojnë në numrat e emergjencës 128 , 119, 112; të mos qarkullojnë në rrugët e përmbytura; të mos pijnë uji nga rubineti sepse mund të infektohen.

Njoftimi i Prefekturës Shkodër erdhi pas parashikimeve për rreshje të dendura nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).