Praga ngren 'autobuzat e vaksinimit'

exit.al 30 Korrik 2021, 09:45

Praga ka ngritur një qendër të lëvizshme vaksinimi, të quajtur "autobusi i vaksinave". Në këtë qendër mund të vaksinohet kushdo pa të drejtë regjistrimi paraprak.

"Autobusi do të ndalet në vendet turistike që vizitohen shpesh ose në evente të rëndësishme kulturore," tha kryebashkiaku i Pragës, sipas Euroactive.

Aty mund të vaksinohen deri në 300 persona në ditë, me vaksinat Pfizer/BioNTech si dhe dhe Johnson & Johnson.

Iniciativa ka për qëllim promovimin e vaksinimit të popullsisë.

Praga, si dhe disa qytete të tjera të mëdha çeke, tashmë kanë ngritur disa qendra ku është e mundur të vaksinohen pa rezervime paraprake. Këto pika përfshijnë stacionin kryesor hekurudhor të Pragës dhe qendrat tregtare.