Politikanë të PD-së kërkojnë dorëheqjen e Bashës

exit.al 28 Prill 2021, 13:09

Disa prej funksionarëve dhe ish-funksionarëve në Partinë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar ishte i pari që kërkoi dorëhqjen e mënjëhershme të Bashës, duke shpallur dhe kandidaturën e tij për kreun e PD-së. “Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës”, shkruan ai. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani gjithashtu kërkoi dorëheqjen e Bashës pas humbjes. Ai deklaroi se rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim për votuesit e opozitës si dhe “një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur”. Ish sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani deklaroi se Basha nuk mund të udhëheqë PD-në pas kësaj humbje të tretë:

Lulzim Basha qe na udhehoqi dy here ne humbje te pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnje shans qe heren e trete, te na udheheqe ne fitore”.