Policia italiane konfiskon një zarf me plumba drejtuar Papa Frençeskut

exit.al 9 Gusht 2021, 15:13

Policia italiane konfiskoi të hënën një zarf i drejtuar Papa Françeskut, që përmbante tre plumba pistolete.

Sipas autoriteteve, zarfi u kap  në një strukturë të klasifikimit të postës pranë qytetit verior italian të Milanos.

Punonjësit e postës thirrën policinë pasi skanuan zarfin, në qytetin e Peschiera Borromeo-s.

Policia deklaroi për Reuters se zarfi ishte dërguar nga Franca dhe i drejtohej adresës "Papës, Vatikanit, në Sheshin e Shën Pjetrit".

Vatikani ende nuk ka lëshuar koment mbi ngjarjen.