Policia heton 12 persona për protestën e artistëve

exit.al 21 Korrik 2020, 09:52

Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 12 persona, të cilët dyshohen se organizuan protestën e artistëve para kryeministrisë, pasditen e 20 korrikut.

Ata akuzohen për ‘organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme’ dhe ‘pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit’.

Këngëtarët e klubeve të natës protestuan përpara kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00.

Vendimi i qeverisë u njoftua, më 20 korrik, nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, pas rritjes së numrave të të infektuarve.

Shpërndaje te miqtë