Policia e Durrësit nis hetimet për ndotjen e detit

exit.al 4 Gusht 2021, 10:17

Policia e Durrësit ka nisur hetimin për kapitenin e një trageti të linjës Bari-Durrës për ndotjen e ujërave detare në portin e Durrësit.

Anija hodhi mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.