Policia arreston autorin e vrasjes së Xhuljano Bullarit në Babicë

exit.al 25 Gusht 2021, 10:09

Policia arrestoi Bledar Selmanaj 39 vjeç, banues në Vlorë, për vrasjen e Xhuljano Bullarit më 28 korrik, në Babicë. Selmanaj ka qënë i dënuar më parë për grabitje. Vrasje dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Policia sekuestroi armën e krimit, e cila ishte e groposur në oborrin e banesës së tij.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 tjetër armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 2 aparate celular, një shumë parash.

Bullari u gjend i vrarë me 3 plumba në kokë në një makinë, në Babicë.