Planifikonte kapjen e mediave, shkarkohet kreu i Inteligjencës Financiare në Kosovë

exit.al 3 Gusht 2021, 18:32

Bordi Mbikqyrës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfertave në Kosovë ka shkarkuar të martën kreun e Inteligjencës Financiare në Kosovë, Dardan Nuhiun, pas rrjedhjes në median shqip.com të një audiopërgjimi, qw e implikon në ndikim të paligjshwm ndaj personave me pushtet institucional.

Vendimi u mor pasi në Nuhiu dëgjohet teksa flet për informacionet që ka grumbulluar për persona me influencë e drejtues institucionesh, të cilat planifikon t'i përdor, mes të tjerash për të kapur hap pas hapi mediat në vend.

Nuhiu gjendej prej 10 vjetësh në postin e drejtorit të Njësisë së Inteligjencës Financiare, qysh prej emërimit në vitit 2011.

Audiopërgjimi u pubikua si pjesë e një cikli shkrimesh dhe videosh të platformës shqip.com, të cilat përfshijnë prokurorë, gjyqtarë, drejtorë agjencish dhe gazetarë, të cilat synojnë të dëshmojnë kapjen e shtetit në Kosovë.