Plagosja në Kavajë, Gjykata jep masën e sigurisë për Ndriçim Jonuzin

exit.al 24 Prill 2021, 12:44

Gjykata dha masën e sigurisë të shtunën për autorin e plagosjes në Kavajë, ku mbeti i plagosur aktivisti i PD Blerdar Okshtuni.

Ndriçim Jonuzit iu dha masa e sigurisë arrest me burg. Dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, Dorian Troplini dhe Markel Shtylla u dënuan me arrest shtëpie.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku  Ndriçim Jonuzi, pas një konflikti plagosi me pistoletë aktivistin e Partisë Demokratik, Bledar Okshtuni. Ai u dërgua më pas në spitalin e Durrësit.

Sipas raportimeve konflikti ka nisur nga Dorian Troplini dhe Marekl Shtylla.

Për ngjarjen reaguan PS dhe PD.

Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si “ngjarje me arsye politike” dhe fajësoi PS.

Ndërsa PS u distancua na ngjarja dhe bëri thirrje për hetim të saj.