Pezullohen 5 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të paligjshme në burgun e Rrogozhinës

exit.al 6 Korrik 2020, 18:39

Gjykata e Kavajës ka hequr nga puna 5 punonjës të burgjeve, mes tyre edhe ish-drejtorin dhe shefin e policisë, sepse kanë futur sende të paligjshme në qelitë e burgut të Rrogozhinës. Hetimet nisën disa muaj më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Kavajës, të cilët arritën të zbulojnë skemën. Personat e hequr nga puna janë:

Aleksandër Rreza, Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Petrit Skënderi, Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë.

Rezart Vogl, Specialist Finance në IEVP Rogozhinë.

Ilir Zhupani, Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë.

Albert Doci polic i thjeshtë.

Shpërndaje te miqtë