Petrit Vasili inkurajon numëruesit: Janë numëruar vetëm zonat e majta

exit.al 26 Prill 2021, 11:20

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili inkurajoji numëruesit të vazhdojnë punën e të presin deri në fund.

“Procesi i numërimit vazhdon, mungojnë për tu numëruar mbi 75 për qind e qendrave të votimit anembanë vendit, kështu që misioni kryesor, detyra kryesore është i komisionerëve dhe në mënyrë të veçantë numëruesve”, tha Vasili.

Ai u shpreh se deri më tani janë numëruar zonat e PS-së dhe ende nuk kanë nisur zonat e opozitës: “Janë numëruar kryesisht vota në të cilat Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona ku janë numëruar”.

Vasili kërkoi vazhdimin e numërimit deri në fund.