Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 22 prill

exit.al 22 Prill 2021, 22:00

Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të enjten disa takime elektorale, ndërkohë që vendin e ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale zhvilloi një takim me socialistët që i janë bashkuar PD-së. Teksa i falënderoi për besimin që kanë dhënë Partinë Demokratike, Basha tha se Edi Rama dhe një grusht pushtetarësh e oligarkësh janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit.

Basha është ndalur edhe në qytetin e Fierit për të zhvilluar fushatën përmbyllëse. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se sipas tij Edi Rama fajëson këdo në vend që të ndal shitblerjen e votës.

Koordinatori i PD në Korçë, Edmond Spaho në takimet elektorale para mbylljes së fushatës elektorale në këtë qark, akuzoi qeverinë se ka dështuar. Sipas Spahos, Rama nuk realizoi asnjë nga premtimet e tij, ndërsa përmendi hapjen  e 300 mijë vende pune e shëndetësinë falas.

Spaho kërkoi votat e qytetarëve për PD, duke premtuar hapje e negociatave.

Kandidati për deputet i PD, Belind Këlliçi dorëzoi në SPAK një USB, e cila sipas tij përmban biseda për korrupsion nga zyrtarë të mazhorancës.

“ Nuk mund të vidhet prona e qytetarëve, mundin e një jete dhe personat të gradohen. Gentian Myrta ka pasur zyrtarë të komunës me vetë së bashki me Bledar goga, punonjës i kadastrës, janë kapur në flagrancë me lista legalizimesh dhe ushqime me vete. Janë manipuluar provat në komisariatin numër 6”, tha ai.