Përmbledhje e takimeve elektorale të LVV, 17 prill

exit.al 17 Prill 2021, 22:25

Kandidatët e pavarur të LVV zhvilluan disa takime elektorale të premten më 17 prill.

Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi shpalosi sërish planin e VV-së për shëndetin publik.

“Përforcimi dhe pajisja me teknologji për një shëndetësi publike cilësore dhe falas, kërkon rritjen e buxhetit, prej 5.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në mesataren evropiane prej 9.9% të PBB”, shkruan Abazi.

Abazi zhvilloi gjithashtu takime në kryeqytet në zonën e "Kopshtit Botanik", "Kopshtit Zoologjik" dhe "Liqenit të Thatë".

Kandidati i pavarur i Gjirokastrës Kreshnik Merxhani ka denoncuar përdorimin e stadiumit “Subi Bakiri” nga Partia Socialiste.

Sipas tij, stadiumi ishte lënë në harresë nga autoritetet dhe bari i fushës ishte lënë i papastruar prej kohësh.

Merxhani thotë se pastrimi dhe sistemimi i stadiumit u bë vetëm para mitingut elektoral të PS-së.

“Ne denoncojmë sot, shkatërrimin e Futboll Klubit të Luftëtarit që ka indinjuar çdo qytetar dhe përdorimin partiak të Stadiumit "Subi Bakiri" si një tubim në skenën e krimit ndaj sportit gjirokastrit”, shkruan ai.