Përmbledhje e takimeve elektorale të kandidatëve të PD, 9 prill

exit.al 9 Prill 2021, 22:00

Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të premten takime elektorale në disa qytete të Shqipërisë.

Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi zhvilloi një takim me banorët e Rrajcës në Përrenjas.

Ai tha se këta banorë “prej 8 vitesh nuk kanë parë të bëhet asnjë investim në zonën e tyre, janë pa rrugë dhe kanë ngelur në vendnumëro për mungesë subvencionesh e mbështetje për bujqësinë dhe shitjen e prodhimit”.

Kandidati i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji zhvilloi një takim me një familje në kushte të rënda ekonomike. Salianji tha se kryefamiljari, i diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, kurohet me para të marra borxh.

Ai tha se familjes i kanë ndërprerë energjinë elektrike prej tre muajsh, pasi nuk kanë të ardhura për t’i paguar.

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës Edi Paloka zhvilloi një takim me banorë të zonës së “Sektor Rinia” ku komunikoi me qytetarët mbi problematikat e infrastrukturës së zonës.

PD prezantoi të premten programin për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë në Sheshin ku ndodhej Tetari Kombëtar.

Nga aty Vokshi u shpreh se me një  mendësi arrogante dhe abuzuese, qeveria e Ramës ka shkaktuar  pasoja të rënda në këto 8 vite, në  konceptimin dhe zbatimin e politikave kulturore.

I pranishëm ishte dhe kreu i PD Lulzim Basha. Ai premtoi ndërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhibëri një takim me fermerët e zonës së Lumasit në Cërrik. Ai ndau me ta prioritetet e qeverisjes për mandatin e parë, që ka të bëjë me nxjerrjen e fshatit nga varfëria dhe krijimin e kushteve për punë e mirëqenie.

Kandidati i PD për qarkun e Fierit Luan Baçi takoi një kryefamiljar në fshatin Dërmenas. Ai tha se ai është me bindje të majta, por i lënë krejtësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti vendor.