Përditësimimi, 13 prill: 234 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

exit.al 13 Prill 2021, 17:12

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Sipas njoftimit të MSH janë kryer 2862 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 - 85 vjeç.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore 234

Të shëruar në 24 orë 634

Të shtruar në spitale 192

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2862

Testime totale 594,452

Raste pozitive 128,752

Raste të shëruara 98,903

Raste Aktive 27,523

Humbje jete 2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19673

Fier 2361

Durrës 1161

Gjirokastër 1122

Shkodër 932

Korçë 726

Vlorë 572

Dibër 341

Kukës 315

Elbasan 215

Berat 56

Lezhë 49