Përditësimi, 7 maj: 67 raste të reja dhe 2 humbje jete nga Covid-19 në vend

exit.al 7 Maj 2021, 17:06

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi të enjten se 2 pacientë humbën jetën nga koronavirusi në vend.

Gjithashtu, nga 2728 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 67 qytetarë pozitivë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika (07 Maj 2021)

Raste të reja ditore 67

Të shëruar në 24 orë 891

Të shtruar në spitale 104

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,728

Testime totale 652,360

Raste pozitive 131,577

Raste të shëruara 115,253

Raste Aktive 13,916

Humbje jete 2,408

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11726

Fier 408

Shkodër 353

Gjirokastër 239

Korçë 248

Durrës 224

Vlorë 215

Elbasan 136

Dibër 92

Berat 97

Kukës 80

Lezhë 98