Përditësimi, 6 maj: 91 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid-19 në vend

exit.al 6 Maj 2021, 17:23

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi të enjten se 3 pacientë humbën jetën nga koronavirusi në vend.

Gjithashtu, nga 2818 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 91 qytetarë pozitivë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Statistika (06 Maj 2021)

Raste të reja ditore 91

Të shëruar në 24 orë 894

Të shtruar në spitale 111

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2,818

Testime totale 649,632

Raste pozitive 131,510

Raste të shëruara 114,362

Raste Aktive 14,742

Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12431

Fier 505

Shkodër 356

Gjirokastër 242

Korçë 236

Durrës 231

Vlorë 220

Elbasan 133

Dibër 98

Berat 98

Kukës 96

Lezhë 96