Përditësimi, 4 maj: 3 viktima dhe 51 raste të reja me Covid-19 në vend

exit.al 4 Maj 2021, 17:27

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi të martën se në vend u regjistruan 3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

MSH deklaroi se janë kryer 1995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Në të njëjtin interval kohor, u shëruan 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore 51

Të shëruar në 24 orë 834

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1,995

Testime totale 643,963

Raste pozitive 131,327

Raste të shëruara 112,626

Raste Aktive 16,299

Humbje jete 2,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13723

Fier 720

Shkodër 375

Durrës 250

Korçë 251

Gjirokastër 246

Vlorë 235

Elbasan 129

Dibër 100

Kukës 98

Berat 90

Lezhë 82