Përditësimi 26 prill: 69 raste të reja dhe 1 humbje jete

exit.al 26 Prill 2021, 18:19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se në 24 orët e fundit janë infektuar 69 persona, duke shënuar një ulje të ndjeshme.

Po ashtu ka humbur jetën një person. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë por edhe në tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16993

Fier        1800

Durrës     648

Shkodër   554

Gjirokastër 389

Korçë        495

Vlorë         270

Elbasan     126

Kukës        204

Dibër         141

Berat           93