Përditësimi 21 prill: 138 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid19

exit.al 21 Prill 2021, 18:12

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2584 testime, 465 të shëruar, 138 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se 5 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.

Në të njëjtin interval kohor janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.

Statistika (21 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138

Të shëruar në 24 orë 465

Të shtruar në spitale 160

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2584

Testime totale 615,147

Raste pozitive 129,980

Raste të shëruara 103,066

Raste Aktive 24,556

Humbje jete 2,358

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18113

Fier 2090

Durrës 966

Shkodër 830

Gjirokastër 794

Korçë 631

Vlorë 389

Dibër 311

Kukës 264

Elbasan 93

Berat 60

Lezhë 15