Përditësimi 20 prill: 148 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid19

exit.al 20 Prill 2021, 17:39

Në vend u shënuan 148 raste të reja me Covid-19 dhe 6 humbje jete, gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër, Maliq, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, 1 qyetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 56 - 72 vjeç.

Statistika (20 Prill 2021)

Raste të reja ditore 148

Të shëruar në 24 orë 430

Të shtruar në spitale 165

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3008

Testime totale 612,563

Raste pozitive 129,842

Raste të shëruara 102,601

Raste Aktive 24,888

Humbje jete 2,353

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18195

Fier 2096

Durrës 1008

Shkodër 886

Gjirokastër 822

Korçë 669

Vlorë 400

Dibër 314

Kukës 273

Elbasan 146

Berat 61

Lezhë 18