Përditësimi, 20 gusht: 2 viktima dhe 535 raste të reja me COVID-19

exit.al 20 Gusht 2021, 17:11

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 535 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të premten.

Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 1781, pasuar nga Shkodra me 739 dhe Vlora me 416 infektime.

Aktualisht janë 4 615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë.

Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.