Përditësimi 19 gusht: 2 viktima dhe 522 raste të reja me COVID-19

exit.al 19 Gusht 2021, 18:07

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 522 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Tiranë, 193.

Aktualisht janë 4 204 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë.

Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.