Përditësimi, 17 Gusht: 6 viktima nga Covid, 959 infektime të reja

exit.al 17 Shtator 2021, 18:09

Ministria e Shëndetësisë të enjten bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë nga COVID-19 dhe  janë regjistruar 959 raste të reja infektimesh.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 12 910 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 215 të shtruar në Spitalet Covid, prej të cilëve 30 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 5477, pasuar Shkodra me 1413 dhe Durrësi me 1160 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145 845 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika

Testime totale -     1 142 382

Raste pozitive -         161 324

Raste të shëruara -  145 845

Raste Aktive -              12 910

Humbje jete -                2 569