Përditësimi 18 gusht: 3 viktima dhe 477 raste të reja me COVID-19

exit.al 18 Gusht 2021, 17:25

Tre qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 477 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të mërkurën.

Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Tiranë, 174.

Aktualisht janë 3 782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.

Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.